Sugjerojmë:

Lista me ushqimet që duhet të konsumoni nëse doni të shtoni në peshë!

Nëse je nënpeshë apo po humb kile pa e kuptuar arsyen përse, stacioni i pari duhet të jetë zyra e një mjeku. Nga ana tjetër, këto janë ushqimet që me siguri çdo nutricionist do t’i rekomandonte për të shtuar në peshë.

Ato janë të pasura në glukozë, të cilën trupi e përdor për të patur energji.

Pjesën e glukozës që trupi nuk e përdor, trupi do ta konvertojë në dhjam. Rrjedhimisht kjo e fundit do ju ndihmojë të shtoni kile (dhe sigurisht e kemi fjalën për kile të shëndetshme).

Patatet
Janë një burim i mirë i kaliumit dhe i vitaminës C

Frutat e thata
Mund t’i hani siç janë, në kos, tek sallata apo edhe tek mishi.

Avokado
Trendi dhe të shijshme, avokadot duhet të jenë pjesë e çdo diete që ka si qëllim të shtojë kilet.

Bananet
Bananet janë fruti që kanë më shume sheqer sesa çdo frut tjetër. Një mënyrë për t’i konsumuar bananet dhe të shtoni në peshë është duke përgatitur smoothie.

Gjalpi i kikirikut
Në fakt çdo lloj gjalpi mund t’ju ndihmojë me shtimin në peshë, por gjalpi i kikirikut ju ndihmon njëkohësisht ta mbani edhe nën kontroll trupin.

Djathi
Djathi është një burim i shëndetshëm për të shtuar në peshë.

Bajamet, stikat, fistëkët
Ato janë të pasur në fibra, omega 3 të cilat janë perfekte për shëndetin e zemrës. Një dorë me fruta të thata ju jep 160 kalori.

Lëngu i frutave
Nëse po përpiqeni të shtoni në peshë, konsideroni 100% lëngun e frutave.

Related image

Ushqime të tjera: 

  • Kikirikët
  • Kosi grek
  • Mishi i kuq

Lini një koment