Sugjerojmë:

Linguine me ton dhe limon, receta e një pjate të shijshme verore

320 gr pasta linguine
280 gr ton i konservuar në vaj
1 limon 
60 gr ullinj të zinj pa bërthamë
60 gr ullinj jeshil pa bërthamë
25 gr kaperi pa kripë
Vaj ullir e.v
Kripë, Piper

1.Në një mikser fruloni ullinjtë dhe kaperit në copa jo shumë të vogla. Merrni tonin dhe shtypeni me pirun.

2.Hiqini lëkurën limonit dhe shtrydhni gjysmën e lëngut. Në një enë të madhe shtoni ullinjtë e grirë, tonin dhe shtoni pak vaj ulliri e.v.

3.Zieni linguinet në ujë të bollshëm me kripë, kullojini dhe hidhini në enën me përbërësit e tjerë.

4.Shtoni lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, shtoni kripë e piper dhe servirini.

Lini një koment