Lëngu i selinosë: Pse po e pinë të gjithë?

Lëngu i selinosë është kthyer në një pije trendi që po i tundon të gjithë. Mund të përgatisni një ‘mocktail’ perfekt me të dhe na besoni, ia vlen.

Selinoja është e përbërë 90% nga uji, ka 20 kalori për 100 gram, është e pasur me kalium, vitaminë A, por mbi të gjitha vlerësohet për sasinë e lartë të fibrave të cilat mbajnë zorrët në formë dhe na bëjnë të ndihemi të ngopur. Më poshtë do t’ju njohim me vetitë e selinos, perfekte për sallatat, supat dhe si një minivakt për të thyer urinë. Por për momentin, gjëja më trendi që mund të bëni me selinon është ta pini atë.

Si përgatitet
Kërkoni në Instagram #celeryjuice (celery është fjala në anglisht për selinon): do t’ju shfaqen rreth 100 mijë postime të gotave me lëng jeshil dhe fytyrat e lumtura të atyre që kanë gjetur eliksirin e një jete të gjatë.
Edhe në gjendje të lëngët, selinoja na siguron fibra dhe ndjesinë e të qenit të ngopur. Më poshtë do t’ju mësojmë edhe hapat e përgatitjes së një lëngu të tillë.

Trendi i lëngut të selinos
Pse të gjithë janë të çmendur për lëngun e selinos dhe pikërisht tani? Kjo është meritë e Anthony William i cili nuk është as mjek, as biolog, as nutricionist. Ai është një spiker radioje, autor bestseller i New York Times, bashkëpunëtor në blogun Goop të Gwyneth Paltrow. Në llogarinë e tij në Instatram ‘Medical Medium’, ai përshkruhet si ideator i ‘Lëvizjes botërore të lëngut të selinos’. I intervistuar nga Quartz, ai është shprehur se “qindra miliona njerëz konsumojnë lëngë selinoje dhe do të bëhen miliarda” sepse nëse integrohet rregullisht në një stil jete të shëndetshme, sipas tij, të ndryshon jetën: zhduk aknet, lufton inflamacionin e zorrëve, ankthin, depresionin dhe mbron nga sëmundjet kronike.

E vërteta
Shkencëtarët amerikanë të cilët kanë komentuar këtë fenomen (në SHBA shitjet e lëngut të selinos janë rritur deri në 54% në muajt e fundit) janë shprehur se nuk ka prova shkencore që demonstrojnë se ky lëng është aq i fuqishëm sa të parandalojë sëmundjet e sipërpërmendura. Nga ana tjetër, kanë konfirmuar se nuk bën keq konsumi i tij, përkundrazi: ka vitamina dhe më shumë kripëra minerale se uji i zakonshëm, kështu që është perfekt për t’u hidratuar, për të luftuar mbajtjen e lëngjeve dhe celulitin.

Si përgatitet?

  • Mjaftojnë dy përbërës: degë selinoje dhe ujë
  • Pastroni selinon dhe vendosni degët në frulator ose grirëse, frulojeni dhe më pas shtoni ujin.
  • Këtij lëngu mund t’i shtohen edhe perime të tjera të pasura me antioksidantë. Mes tyre janë domatet dhe karotat./neps.al 

Lini një koment