Sugjerojmë:

Lëngjet e shëndetshëm janë një art më vete dhe tek ky vend në Tiranë do të mësoni pse!

Mes bashkimit të emrave Ardit dhe Meli doli në dritë një ndër sipërmarrjet më simpatike që ka kryeqyteti: “Amel Juice”.

Mos mendoni se të ofrosh lëngje frutash të freskëta është edhe aq e lehtë. Sekreti qendron tek kombinimi i shijeve me njëra-tjetrën dhe sasia e duhur e frutave dhe perimeve për të përçuar tek klientët që zgjedhin “Amel Juice”, sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, që veprojnë si një katalizator për mendjen dhe trupin tuaj!

Të gjitha këto forcojnë organizmin tuaj, përmirësojnë metabolizmin dhe tretjen. Edhe pse ka vetëm dy muaj e gjysmë që është hapur, njerëzit e kanë mirëpritur një filozofi të tillë në Tiranë. Çmimet janë gati më të ulëtat në treg dhe çdokush mund të zgjedhë të shijojë nga larmishmëria e “Amel”.

Me një pije të përgatitur në çast, ti mund të largosh toksinat e dëmshme, rrit nivelin e përqendrimit, ul fryrjen e barkut dhe madje mund të humbësh në peshë.

Themeluesit e një shërbimi të tillë, nuk kanë një formim çfarëdo. Mendoj se kjo është puna absolutisht më e bukur që mund të ushtrojë një çift që ka studiuar për kimi ushqimore.

Çfarë e diferencon “Amel” nga të tjerat?

Lexojeni më vëmendje: Shtrydhësja bën diferencën! Mes alternativave të pafundme që ekzistojnë për shtrydhjen e frutave jo të gjitha ju japin cilësinë që kërkoni. Shtrydhëset që veprojnë jo me centrifugë, por me një gur që gati-gati i shtyp lëngjet dhe në përfundim i nxjerr pa shkumë në sipërfaqe, është ajo që i duhet trupit dhe mendjes tuaj. Tek “Amel” i gjen të gjitha këto!

“Lëngu i jetës” është një ndër pijet më të preferuara pasi ka në përbërje panxhar, mollë dhe karota. Kombinimi i ketyre tre përbërësve jep vlerat ushqyese që i nevojiten një personi gjatë ditës, duke pasur gjithashtu edhe ndikim pozitiv në shëndet në terma afatgjatë. Meli, ajo që pati idenë kryesore për një sipërmarrje të tillë, më rrëfeu gjatë intervistës se po mendon edhe një pije origjinale të “Amel” dhe që do të dalë në shitje, sapo të ketë gjetur formulën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë.

Ju keni mundësinë që të gjitha këto pije kaq të shijshme t’i porosisni edhe falë aplikacionit SnapFood. Nëse nuk e keni shkarkuar, bëje tani dhe shko menjëherë tek “Amel Juice”.

Ndërkohë që po mendon sesi do të jetë lëngu, smoothie apo sallata me fruta që porosite, motorristi i SnapFood ka mbërritur.

Ju bëftë mirë!

Realizoi për neps.al/Adela Zeneli 

Lini një koment