Sugjerojmë:

Largon njollat e lëkurës, pastron fytyrën dhe e zbut atë, kjo maskë me oriz është e paparë!

Orizi përmban një përqindje të madhe të antioksidantëve, të cilët vijnë nga acidet linoleike dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Përbërësit për përgatitjen e kësaj maske natyrale: 

  • Një gotë me ujë
  • Një lugë çaji me mjaltë
  • 3 lugë çaji me oriz
  •  Një lugë qumësht

Udhëzime:

  • Vendosni 3 lugë oriz në një enë me  ujë dhe lerini të ziejnë për 3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe masën hidheni në një enë të pastër.
  • Shtoni në të mjaltin dhe qumështin e nxehtë. Trazojini derisa të bëhet një masë homogjene.
  • Masazhojeni maskën në fytyrën tuaj për 15 minuta dhe lërëni derisa të thahet. Më pas pastrojeni me anë të një peshqiri të lagur me ujë të destiluar.
  • Ne sugjerojmë që ta përdorni këtë maskë vetëm një herë në javë.

Lini një koment