Fundim Gjepali
Fundim Gjepali është një nga shefat e kuzhinës më të njohur në Shqipëri. Ai e filloi karrierën e tij vitë më parë në Itali si ndihmës në kuzhinë, ku falë talentit shumë shpejt arriti të bëhej shef kuzhine. Gjepali ka marrë pjesë në disa praktika dhe konferenca në Francë, Spanjë, Itali, ku ai ka mësuar më shumë për gatimin, jo thjesht receta të reja, por për shkrirjen e mundshme të përbërësve, metodat, teknikat e ndërtimit të pjatave… Në shumë konkurse ai është vlerësuar për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në gatim. Në vitin 2014 ai u nderua me çmimin e parë në “Gran Prix të International”. Kuzhina mesdhetare dhe është shpërblyer edhe me dy pirun nga “Gambero Rosso” udhëhequr nga viti 2012 deri më tani. Në tetor 2016 Gjepali fitoi konkursin “La Granda” për recetën më të mirë të mishit dhe nderua nga udhëzues historik “Touring Club Italiano “me restorant “Antico Arco”. Sot kuzhinieri i famshëm shqiptar drejton 3 restorante: “Antico Arco” në Romë, “Padam” në Tiranë dhe “Agroturizëm Gjepali” në Shijak.