Vendsoni kadaifin në një tas dhe hidhni përsipër gjalpin e shkrirë. Me duar ndani fijët që gjalpi të jetë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme.
Gjysmën e kadaifit shtrojeni në një tavë me diametër 20 cm. Shtypeni me kujdes me duar që të jetë rrafshuar mirë në pjesën e poshtme.
Në një tas tjetër, bëni bashkë mozarella-n dhe ricotta-n. Përzierjen shtrojeni mbi kadaifin e vendosur në tavë dhe mbulojeni me pjesën e mbetur të kadaifit. Shtypeni me kujdes me një enë me fund të rrafshët që të ngjeshet mirë.
Vendoseni tavën në furrë për 25 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, përgatisni sherbetin. Në një tigan, hidhni sheqerin, lëkurën e limonit, lëngun e limonit dhe gjysmë gote ujë (120 ml). Cojeni në pikën e vlimit dhe më pas uleni nxehtësinë dhe lëreni 8-10 minuta derisa të marrë trajtën e shurupit.
Sherbetin hidhjani kadaifit sapo ta nxirrni nga furra dhe lëreni të ftohet për 5 minuta.
Dekorojeni me stikat e grira dhe petalet e trëndafilit dhe shërbejeni.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento