Kujdes! Smoothie juaj nuk duhet të ketë kurrë këto 3 përbërës
Smoothie është mënyra më e shpejtë për të marrë lëndet ushqyese për të cilat organzimi ka nevojë. Mënyra e shëndetshme e përgatitjes na siguron që gjatë procesit të shtyrdhjes përbërësit nuk humbasin asnjë vitaminë, megjithatë ekzistojnë disa përbërës të ndaluar që nuk duhet t’i shtojmë në këtë pije.
1.Proteinat në trajtë pluhuri
E mira është që proteinat të merren nga burimet e para që përfshijnë vezët, mishin, ushqimet e detit, nënproduktet e qumështit etj.
2.Zarzavate të thata (jeshillëqe)
Veç frutave të thata, të gjitha perimet dhe frutat e tjera kanë më shumë vlera ushqyese kur janë të freskëta. Nëse këto të fundit janë të “dehidratuara” pra u mungon uji, organizmi nuk është në gjëndje të përthithë prej tyre lëndët ushqyese.
3.Zgjidhni gjithnjë perimet e freskëta ose të ngrira, pasi janë më të shëndetshme në krahasim me ato të thata.
Xhenxhefili i freskët nëse është i prerë në kubikë kërkon ujë të nxehtë që t’i lirojë vlerat ushqyese, ndaj nëse është i shtuar në këtë formë në smoothien tuaj, ju nuk do të përfitoni shumë prej tij. Mënyra më e mirë është ta shtoni në smoothi si pluhur, pasi vetëm në këtë mënyrë ju do të merrni çdo vlerë nga kjo rrënjë magjike.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment