Yummy! Tortë me çokollatë
Fillimisht, në një enë të madhe, rrahim gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhet një masë e butë dhe kremoze. Shtojmë vezët një nga një dhe e përziejmë mirë çdo herë. Shtojmë çokollatën e shkrirë dhe vaniljen. Në një enë...
Sugjerojmë:
E shijshme, krostata me limon pa gjalpë dhe me jogurt është ëmbëlsira perfekte për mëngjes dhe një vakt zemre i shëndetshëm dhe i ushqyeshëm. Limonët i kemi në dispozicion gjithë vitin. Në variantin me yogurt, kjo krostatë do të shndërrohet në ëmbëlsirën tuaj të preferuar të verës.
Në një tas të madh bashkoni jogurtin e sojës, sheqerin pluhur, miellin dhe lëkurën e limonit.
Shtoni vezën e rrahur dhe punojeni derisa të merrni një brumë të butë dhe fluid. Lëreni brumin të pushojë në frigorifer për gjysmë ore.
Hapeni brumin në tavën e krostatës me diametër 22 cm të cilën e keni lyer me gjalpë paraprakisht.
Hiquni lëkurën dy limonëve, hiquni dhe pjesën e bardhë dhe pritini në feta.
Spërkatini fetat e limonit me sheqer dhe një lugë të vogël me lëkurë të grirë limoni dhe lërini në frigorifer për 4 orë.
Pasi të ketë kaluar kjo kohë ziejini gjysmë ore me sheqerin dhe lëngun që kanë lëshuar vetë. Kur të ftohen hidheni në tepsi, mbi brumin.
Kombinoni farat e vaniljes, bajamet dhe pak sheqer. Shtoni dhe vezën e mbetur dhe këtë përbërje shtojeni në tepsi gjithashtu. Piqeni në 160 gradë për gjysmë ore.
Fillimisht, në një enë të madhe, rrahim gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhet një masë e butë dhe kremoze. Shtojmë vezët një nga një dhe e përziejmë mirë çdo herë. Shtojmë çokollatën e shkrirë dhe vaniljen. Në një enë...
Së pari, përgatisim salcën Cezar duke përzier majonezën, lëngun e limonit, hudhrën e shtypur, mustardën, kripën dhe piperin në një enë të vogël. Në një tas të madh, përziejmë gjethet e prera të sallatës me gjoksin e pjekur të...
Gjokset e pulës i marinojmë me lëng limoni, lëkurë të grirë limoni, hudhër të shtypur, rozmarinë dhe vaj ulliri. I lëmë të marinohen për rreth 30 minuta në frigorifer për të marrë shije më të thellë. Në një tigan...
© 2024 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment