Krostatë me domate dhe mustardë

Koha e përgatitjes: 2 ore e 10 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • Perberesit për brumin :
  • 1 lugë gjethe rozmarinë e grirë imët
  • 200 gr miell tip 00
  • 1 lugë çaji kripë
  • 90 gr gjalpë i ftohtë i prerë në kubikë
  • 1 kokërr vezë
  • 1-2 lugë ujë
  • Për mbushjen:
  • 4-5 domate të gjata
  • 2 lugë mustardë
  • 5-6 feta djathë “Scamorza affumicata” ose lloj tjetër që shkrin nga ngrohtësia
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Si fillimi përgatisim brumin: Në mikser përziejmë miellin, rozmarinën, gjalpin dhe kripën.

2

Shtojmë vezën dhe ujin dhe vazhdojmë i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene.

3

E heqim nga mikseri dhe nëse nevojitet, e punojmë pak me dorë.

4

E mbështjellim me plastmas kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 2 orë.

5

Të njëjtën procedurë ndjekim nëse brumin e përgatisim me dorë.

6

Përgatitja e krostatë

7

s:

8

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, pasi ka qëndruar për 2 orë (në rastin kur e përgatisim vetë), e hapim petëN në trashësinë 3mm, e spërkatim me miell dhe i japim formën e tavës.

9

E shpojmë me pirun, e lyejmë me mustardë, vëmë fetat e djathit dhe domatet të prera në feta të holla duke krijuar një shtresë.

10

E lyejmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe disa gjethe trumze.

11

E pjekim për 40-45 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 220°C ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë të artë.

Lini një koment