Krokante jashtë, të buta në brendësi. Ja receta e qofteve me mish pule dhe salçiçe
4 lugë miell 00
4 lugë miell misri
100 gr parmigiano
250 gr gjoks pule
150 gr salçiçe derri
3 vezë
3 feta bukë
1 gotë qumësht
50 gr ullinj
Pak majdanoz
Piper, Kripë
Vaj ulliri
1.Lani majdanozin, hiqini bishtat dhe pritni gjethet imët.
2.Vendosni fetat e bukës në gotën me qumësht dhe pasi ta kenë thithur atë, shtrydhini dhe përziejini me mishin e grirë të pulës, mishin e salsiçeve të cilave u keni hequr cipën e i keni shtypur me pirun.
3.Shtoni një vezë, 100 gr parmigiano, ullinjtë e grirë imët, kripën, piperin e majdanozin. Rrihni vezët e mbetura.
4.Merrni një lugë sa masa e qofteve dhe me duar jepini formën e topit në madhësinë e një arre.
5.Kështu veproni me gjithë brumin. Kalojini qoftet në miellin e bardhë e më pas në miellin e misrit.
6.Skuqini në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë të artë dhe shërbejini të nxehta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment