Sugjerojmë:

Krepa me mjaltë dhe arra, do t’i hani me një kafshatë!

2 vezë
Mjaltë
Miell
Gjalpë
Kripë
Arra
Vaj

1.Si fillim marrim vezët dhe i hedhim në një tas dhe sipër u shtojmë kripë.
2.Fillojmë i rrahim vezët, ndërkohë shtojmë qumështin.
3.Pasi i kemi rrahur mirë shtojmë vaj dhe miell dhe vazhdojmë i përziejmë deri sa krijohet një masë brumi.
4.Marrim tiganin e lyejmë me gjalpë dhe e vemë në zjarr.
5.Pastaj hedhim brumin e hollë që kemi përgatitur.
6.Pasi petët e krepave të jenë bërë, i palosim në trekëndësha dhe sipër i hedhim mjaltin e shkrirë dhe arrat.


Lini një koment