Sugjerojmë:

Kremoze, e thjeshtë dhe e shijshme. Ja receta e tërshërës me banane të karamelizuara

1 filxhan me tërshërë
2 filxhan me qumësht
2 banane të prera në feta-feta
2 lugë gjelle shurup panje
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
1 majë luge kripë

1.Në një tenxhere të vogël në zjarr mesatar shtoni qumështin.

2.Pasi të ketë marrë një valë, shtoni tërshërën dhe e lini për 3-5 minuta.

3.Më pas e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni në dy pjata.

4.Në një tigan tjetër në zjarr mesatar shtoni fetat e bananeve, vaniljen dhe pak kripë.

5.I përzieni mirë dhe ia shtoni sipër tërshërës.

6.Në fund i shtoni shurupin e panjës. Këtë pjatë mund ta konsumoni në mëngjes ose në darkë, pasi ju ngop dhe nuk ju jep shumë kalori!

Lini një koment