Sugjerojmë:

Kremin më të mirë kundër rrudhave, ti mund ta bësh vetë!

Kremi antirudhë që përdorni në fakt nuk ka pse të jetë një projekt shkencor. Mjetet më efektive dhe me të vërtet anti-plakje ndodhin të jenë përbërësit më të thjeshtë dhe më të pastër të natyrës.

Për shembull vaji i bajames e bën lëkurën të butë. Historikisht është përdorur për të trajtuar ekzemën dhe psoriasis. Vaji i kokosit ka efektin më të fortë antioksidues. Ndërkohe dylli i bletës dhe gjalpi shea kanë veti-inflamatore dhe vitaminë E që ofrojnë shumë përfitime për lëkurën.

Përbërësit e maskës për kremin antirrudhë të bërë vetë: 

  • ¼ filxhan me vaj bajameje
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi
  • 2 lugë gjelle dyll blete
  • ½ lugë gjelle me vitaminë E
  • Disa pika vaj esencial (sipas dëshirës)

Udhëzime:

  • Bashkoni të gjithë përbërësit në një kavanoz xhami (dyllin të fundit). I përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
  • Mbylleni mirë kapakun dhe e fusni në një tenxhere me ujë të nxehtë.
  • E lini 10 minuta derisa të shkrijnë tërësisht përbërësit.
  • Pas kësaj e nxirrni kavanozin dhe duhet të prisni derisa të ngurtësohen përbërësit. Duhet ta ruani në një vend të freskët.

Aplikojeni kremin antirrudhë në mëngjes dhe natën, pas larjes së fytyrës. Ky krem zgjat për të paktën 3 muaj/neps.al 

Lini një koment