Sugjerojmë:

Krem karamel me kardamom

Krem karamel me kardamom

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 1 orë 20 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Krem karameli zë një vend të rëndësishëm në menunë e ëmbëlsirave për shkak se është ekonomik, i thjeshtë në përgatitje dhe mbi të gjitha shumë i shijshëm. Nëse papritur ndjeni dëshirën për një ëmbëlsirë, filloni të rendisni përbërësit:

Ingredientët

  • 2.5 dl qumësht i plotë në yndyra
  • 4 vezë
  • 2 të verdha vezësh
  • 260 gr sheqer
  • 4 dl qumësht kokosi
  • Gjysmë lugë kafeje kardamom pluhur

Udhëzimet

1

Hidhni 150 gr sheqer dhe dy lugë gjelle ujë në një tenxhere me fund të trashë dhe përziejini derisa sheqeri të ketë shkrirë. Lëreni në nxehtësi mesatare pa e trazuar dhe kur të jetë formuar një karamele me ngjyrë të verdhë, hidheni në 6 forma.

2

Përzieni 2 llojet e qumështit dhe vendosini të ziejnë me gjysmë luge kafeje kardamom. Në një tas rrihni 4 vezë, 2 të verdhat dhe 110 gr sheqer derisa të merrni një përzierje shkumoze. Hidhni ngadalë qumështin tek vezët duke i përzier shpejt dhe më pas mbushni format ketë krem.

3

Sistemoni format e mbushura me krem karamel në një tavë dhe shtoni ujë të ngrohtë në mënyrë që të mbulojë format në 1/3-ën. Vendosini në furrë në ngrohur në 180 gradë dhe piqini për 40 minuta. Hiqini më pas nga furra dhe kur të jenë në temperaturën e ambientit futini në frigorifer. Hiqini nga format dhe shërbejini.

4

*Kardamomi është një erëz aziatike me një aromë të fortë që u jep ëmbëlsirave një shije karakteristike. E gjeni dhe në vendin tonë në formë pluhuri ose farash.

Lini një koment