Në një tas të madh, bëni bashkë sheqerin, hudhrën pluhur, piperin e kuq, 1 lugë gjelle kripë dhe ½ lugë ҫaji piper të zi. Trazojini dhe shtoni në tas kofshat e pulës duke u siguruar që të mbulohen me përzierjen e përgatitur. V
endosini kofshat e pulës në një tavë dhe mbulojini me letër alumini. Tavën vendoseni në ngrirje për të paktën 4 orë ose për një natë të plotë.
Ngroheni furrën në 150 gradë. Vendosni tavën me kofshat e pulave për rreth 2 orë, deri sa të bëhen të shkrifëta.
Nxirreni tavën nga furra, hiqni letrën e aluminit dhe me një lugë mundohuni të hiqni sa më shumë nga lëngu që kanë lëshuar. Rikthejeni tavën në furrë dhe nxizni vetëm nxehësine sipërm.
Prisni derisa kofshat të kenë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe dhe lëkura të jetë bërë krokante. Nxirrini nga furra dhe shërbejini me qepën e njomë të grirë dhe lëngun e ruajtur nga pjekja.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Komento