Sugjerojmë:

Kjo tortë e bukur me rikota bëhet për 5 minuta

Tortë me rikota

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 55minuta

Kjo tortë me rikota ka bërë për vete shumë amvisa për lehtësinë që ka në përgatitje dhe mund të serviret për mëngjes ose si vakt zemre, por edhe për shijen fantastike. Strategjia e saj është të frulohen mirë përbërësit për të pasur një krem homogjen. Kur baza të piqet, mbulimi me çokollatë dhe fistikët do t’i japin dozën përfundimtare të elegancës dhe shijes!

Ingredientët

  • 200 gr rikota
  • 200 gr miell 00
  • 200 gr sheqer
  • 200 gr gjalpë
  • 3 vezë
  • 10 gr maja pluhur për ëmbëlsira
  • Pak kripë e imët
  • Lëkura e një portokalli
  • 30 gr rum
  • 100 gr fistikë të qëruar
  • 100 gr bajame të qëruara
  • Për salcën e çokollatës:
  • 200 gr pana e freskët
  • 140 gr çokollatë e zezë
  • 20 gr gjalpë

Udhëzimet

1

Për të përgatitur këtë tortë, hidhni gjithë përbërësit e brumit në një mikser: filloni me miellin e sheqerin, më pas vazhdoni me majanë dhe kripën.

2

Shtoni bajamet dhe fistikët e qëruar, gjalpin e prere në copa të vogla dhe vezët. Më pas aromatizojeni me rum dhe lëkurën e grirë të portokallit. Frulojini përbërësit derisa të përzihen krejtësisht.

3

Në fund shtoni rikotën e kulluar mirë dhe përziejeni edhe njëherë masën. Merrni një tepsi me diametër 24 cm, lyejeni me gjalpë dhe spërkateni me miell dhe hidheni aty brumin. Nivelojeni sipërfaqen me një spatula. Piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsius për 50 minuta. Më pas lëreni të vaket dhe merruni me salcën mbuluese.

4

Hidhni panën në një tigan dhe ngroheni deria të fillojë të vlojë. Më pas hidhjani sipër çokollatës së zezë të ndarë në copa dhe bashkojini mirë me rrahëse vezësh. Shtoni edhe gjalpin e prerë në copa dhe përziejini derisa të merrni një salcë fluide.

5

Vendoseni tortën mbi një skarë dhe mbulojeni me salcën e çokollatës. Mbi sipërfaqen e saj shpërndani fistikë të copëtuar. Torta 5-minutëshe është gati për t’u shijuar.

Lini një koment