Kek me rikota dhe dardhë, i shkrifët dhe i veçantë në shije
200 gr miell
50 gr niseshte misri
150 ml qumësht
2 dardhë të pjekura
1 bustinë maja
100 gr sheqer
50 ml vaj farash luledielli
250 gr rikota
1.Rrihni vezët me sheqerin derisa të përftoni një përzierje shkumoze. 2.Shtoni qumështin, rikotën dhe vajin, më pas përziejini mirë të gjithë përbërësit. 3.Shtoni miellin, niseshtenë e majanë dhe përziejini mirë duke u siguruar të homogjenizohen të gjithë përbërësit. 4.Merrni një tepsi dhe shtroni letër furri në të. Shtoni aty gjysmën e brumit , më pas prisni dardhët në feta dhe vendosjani sipër. 5.Në të njëjtën mënyrë veproni edhe me gjysmën tjetër të brumit dhe mbulojeni sipërfaqen e tij me dardhë të prera në feta të holla. 6.Piqeni në 160 gradë Celsius për 25-30 minuta , lëreni të ftohet dhe spërkateni me sheqer pluhur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment