Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1. Në një tas me ujë të nxehtë (jo i valuar), vëmë rrushin të hidratohet për 10 minuta.Më pas, e kullojmë, e thajmë me letër thithëse për kuzhinë dhe e spërkatim me miell, që të mos bjerë në fund të brumit gjatë pjekjes së kekut. 2. Në një tas, përziejmë miellrat, kanellën, kripën, vaniljen dhe sodën, të cilën e hedhim me sitë. 3. Mollët e qëruara, i presim në kubikë jo shumë të vegjël. 4. Të verdhat e vezëve i përziejmë me pirun me shurupin e panjës dhe vajin. Shtojmë mollët dhe rrushin e thatë dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë masat e miellrave dhe i përziejmë edhe këto me lugë druri. 5. Me rrahësen elektrike, rrahim të bardhat e vezëve, i bëjmë marengë dhe i shtojmë pjesëpjesë në tasin ku kemi brumin me mollët. 6. Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre, shpërndajmë sipër arrat dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E lëmë të ftohet në tavë dhe më pas e heqim.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento