Sugjerojmë:

Kek me fruta të thata

Kek me fruta të thata

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Një kek shumë i thjeshtë në përgatitje, të cilën mund ta shijoni sa herë që ju shkon mendja për një ëmbëlsirë në kushtet e shtëpisë. Për frutat e thata mund të përdorni arra, bajame ose lajthi të grira imët. Shijojeni!

Ingredientët

  • 300 gram miell
  • 200 gram sheqer
  • 200 gram fruta të thata
  • 3 vezë
  • 70 gram kakao
  • 100 ml vaj
  • 100 ml ujë
  • 2 bustina sheqer vaniljeje
  • Lëkura e një limoni
  • Pak kripë
  • 1 lugë çaji sodë buke

Udhëzimet

1

Në një tas të madh rrihni vezët me sheqerin. Më pas shtoni miellin, lëkurën e limonit, frutat e thata, kripën, sodën dhe vaniljen. Trazojini mirë.

2

Në fund shtoni kakaon dhe ujin e vakët. Trazojini mirë me rrahës elektrik.

3

Masën e shtroni në një formë specifike keku dhe e fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment