Sugjerojmë:

Kek me biskota dhe çokollatë

Kek me biskota dhe çokollatë

Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Ingredientët

  • 100 gram sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 50 gram miell misri
  • 2 vezë
  • 180 gram biskota
  • 100 gram gjalpë
  • 500 gram philadelphia
  • 75 gram çokollatë të zezë
  • 15 gram kakao pluhur

Udhëzimet

1

Në një enë grijmë imët biskotat. Shkrijmë gjalpin dhe ia shtojmë biskotave.

2

Shtrojeni masën në një tavë duke e ngjeshur dhe e fusni në frigorifer për 30 minuta.

3

Ndërkohë në një tenxhere shkrini çokollatën.

4

Në një enë përzieni filadelfian, sheqerin dhe i trazoni mirë me një rrahëse elektrike.

5

Shtoni qumështin, vezën, miellin e misrit dhe kakaon.

6

Në fund shtoni çokollatën e shkrirë.

7

Mbushjen që përgatitët ia shtoni tavës që futët në frigorifer.

8

Më pas e fusni në furrë të piqet për 50 minuta, në temperaturë 170 gradë celsius.

9

Pasi të jetë gati, e lini pak të ftohet dhe në fund i shtoni kakao pluhur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment