Kek i ftohtë me ananas dhe arra

Ingredientët

  • 1 kokërr ananas
  • 200 ml qumësht i kondensuar
  • 100 gr krem djathi
  • 50 gr arra

Udhëzimet

1

Fillimisht qëroni ananasin dhe priteni në katrorë të vegjël.

2

Në një tas trazoni ananasin me qumështin e kondensuar dhe kremin e djathit.

3

Vendoseni në enët ku do ta servirni duke e pudrosur me arra të thërrmuara.

4

Lëreni në frigorifer për 20-30 minuta dhe më pas shërbejeni.

Lini një koment