Sugjerojmë:

Kek dietik me bazë tërshëren

10 lugë tërshërë
1/2 gote kos grek
1 hurmë arabie
1 fik i thatë
1 lugë gjelle kakao
150 gr qiqra te ziera
1/2 banane
1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
1 lugë gjelle mjaltë

1.Në një blendër hidhni tërshërën, fikun,hurmën dhe kakaon dhe frulojini deri sa të bëhen një masë e njëtrajtshme.
2.Masën hidheni në enën ku doni të bëni ëmbëlsirën.
3.Në blendër hidhni qiqrat, bananen, mjaltin, gjalpin e kikirikut dhe i grini derisa të krijohet masa dhe i shtoni kosin.
4.Hidheni masën sipër shtresës së parë dhe futeni në ngrirje për 30 minuta.
5.Para se ta shërbeni dekorojeni me çokollatë të shkrirë.

Lini një koment