Lëkurat e portokallit, por në përgjithësi të të gjitha agrumeve, mund të përdoren në mënyrë efikase për receta të ndryshme për fëmijë dhe jo vetëm: karamelet me agrume, janë shumë të shijshme, të thjeshta dhe të shëndetshme nëse nuk e ekzagjeroni me sheqerin. Janë perfekte për t’u shërbyer pasdite ose në fund të vakteve. Më poshtë do të gjeni recetën e karameleve me lëkura portokalli të cilat mund t’i zëvendësoni edhe me lëkura limoni, mandarinash ose qitroje.
Përbërësit:
Lëkura e 1 kg portokajsh
1 gotë sheqer
Për t’i kompletuar (opsionale)
Lëkurë portokalli
Copëza çokollate
Gjethe menteje
Përgatitja:
Prisni lëkurat e lara të portokajve dhe shtojini në një tenxhere bashkë me sheqerin dhe gjysmë gote ujë.
Përziejini në zjarr të lartë duke i trazuar vazhdimisht. Ulni flakën dhe duke bërë kujdes të mos digjet sheqeri, lërini të gatuhen derisa të përftohet një karamel i butë.
Hidheni përbërjen në një letër furre të palosur, mbulojeni me gjysmën tjetër dhe hapeni me një petëz sa më shumë të jetë e mundur.
Lëreni të ftohet në frigorifer për 30 minuta, më pas priteni përbërjen në kuadrate dhe jepuni karameleve formën e dëshiruar (kon, kube, forma sfere). Sipërfaqja e tyre do të jetë ngjitëse prandaj, ju këshillojmë t’i kaloni në lëkurë portokalli të freskët, copëza çokollate ose gjethe menteje.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment