Ju kishte shkuar mendja se mund të bëhet një kek me avokado dhe kungull? Bëjeni tani
150 gr miell 00
230 gr sheqer
150 gr çokollatë e zezë
1 avokado e pjekur
3 kunguj të njomë
2 vezë
50 gr kakao
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji vanilje
1/2 luge çaji kripë
1.Parangrohni furrën në 180°C.
2.Vishni me letër furre një tavë drejtkëndëshe për plumcake, ose e lyeni me spraj kundra ngjitjes.
3.Në një tas të madh bashkoni kungujt e njomë të grirë në rende me vezët dhe sheqerin.
4.Në një tjetër tas bashkoni përbërësit e thatë: miellin, kakaon, pluhurin pjekës, kanellën, vaniljen dhe kripën. Shtoni në fund edhe çokollatën e zezë në copa të vogla, ose kalojeni në mikser.
5.Bashkoni përbërësit e thatë me ata të njomë dhe e përziejeni brumin mirë.
6.E hidhni brumin në tavë dhe e piqni për 40-45 minuta.
7.Lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta shërbeni të prerë në feta. Mund ta shoqëroni me akullore me vanilje!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment