Dafina është një nga bimët më të hershme që mbarë njerëzimi ka njohur. Në kohët e lashta, dafina ka qënë simbol i lavdisë, paqes dhe sigurisë.
Veçse një erëz që përdoret për ndryshimin e shijes së ushqimeve, dafina ka disa veti kuruese të rëndësishme për shendetin e njeriut.
1.Ndihmon në tretje dhe ka veti antioksidante
Në mesin e përbërësve të pranishëm në gjethet e dafinës është eugenoli dhe limoneni, të cilët janë të shoqëruar me substanca të tjera aktive të dobishme për shkak të vetive të tyre antiseptike, antioksidante, që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe anti-kancerogjene.
2.Përmban vitaminë C
Gjethet e freskëta të dafinës janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C. Në 100 gr. gjethe dafine ka 46,5 mg. Vitaminë C, rreth 77% e sasisë ditore që duhet marrë. Vitamina C ose acidi askorbik, është një nga antioksidantët natyroralë më të fuqishëm në gjendje për të luftuar veprimin e radikaleve të lira. Vitamina C gjithashtu ka efekte antivirale, stimulon sistemin imunitar dhe nxit shërimin e plagëve.
3. E pasur me acid folik
Përveç kësaj, ndër të tjera, kur ato janë të freskëta janë një burim i mirë i acidit folik. Ajo përmban rreth 180 miligram për 100 gram. Acidi folik është i rëndësishëm për sintezën e ADN-së dhe në rrjedhën e shtatzënisë pengon shfaqjen e defekteve të femijëve pas lindjes.
4. Ndihmon në mbrojtjen e shikimit dhe lekurës
Gjethet e dafinës përmbajnë edhe vitaminë A, thelbësore për ruajtjen e shikimit, lëkurës dhe mukozës. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë A mbron mushkëritë nga kanceri. Në gjethet e dafinës janë të pranishme edhe vitamina të grupit B, të tilla si niacina dhe riboflavina. Vitamina B rregullon metabolizmin, kontribuon në sintezën e enzimave dhe funksionimin e sistemit nervor.
5. Përmban shumë minerale
Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ajo përmban. Brenda tyre në fakt gjejmë kalium, bakër, kalcium, mangan, hekur, selen, zink dhe magnez. Kaliumi është i rëndësishëm për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut dhe frekuencën e zemrës. Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
6. Stimulon oreksin
Në mjekësinë bimore dafina njihet si laksativ, diuretik dhe stimulues i oreksit. Çaji i dafinës është përdorur për lehtësimin dhimbjeve të stomakut apo dhimbjeve të barkut.
7.Ilaç kundër insekteve
Përmbajtja e acidit larik në gjethet e saj është një ilaç natyral kundër insekteve dhe parazitëve. Komponentët e pranishëm në gjethet e dafinës janë përdorur për prodhimin e produkteve medicinale për trajtimin e artritit, dhimbjeve muskulare, bronkitit dhe simptomave të gripit.
8.Ndihmon nervin shiatik
Çaji i përftuar nga gjethet e dafinës ndihmon tretjen dhe largon gazin nga aparati gastro-intestinal. Dafina është gjithashtu një ilaç i dobishëm në rastin e sulmeve të nervit shiatik.
Lini një koment