Humus kremoz me shije avokadoje

Humus kremoz me shije avokadoje

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ky humus me avokado është vakti i përkryer në çdo kohë. Kush mund t’i rezistojë? Është i pasur, kremoz dhe me një shije shumë të mirë.

Ingredientët

  • 200 gram qiqra të konservuara
  • 2 avokado ( të qëruara dhe të ndara përgjysmë)
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 ½ lugë gjelle tahini
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • 3 thelpi hudhra
  • 1 lugë çaji fara kumini
  • Kripë, piper
  • Pak piper të kuq

Udhëzimet

1

Në një blender bashkoni qiqrat, vajin e ullirit, tahinin, lëngun e limonit, hudhrën dhe i trazoni për dy minuta.

2

Shtoni kripën, piperin, farat e kuminit dhe avokadon.

3

Trazojeni sërish masën për dy minuta, derisa të krijohet një salcë homogjene.

4

Shërbejeni në një pjatë dhe sipër i shtoni pak piper të kuq. Kjo salcë mund të shijohet në mënyrë perfekte me disa pite ose me disa patatina.

Lini një koment