Sugjerojmë:

Humus fasulesh, një recetë vegjetariane me shumë shije

Pas humusit me qiqra e atij me speca, është koha të mësojmë si të përgatisim në shtëpi humusin me fasule: nuk ju duhet më shumë se gjysmë ore dhe përbërësit janë të thjeshtë:

  • 2 kavanoza me fasule të zeza ose të kuqe sipas dëshirës
  • 4 lugë salcë tahini
  • 1 limon i shtrydhur
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë kafeje curry pluhur
  • Pak kripë

Hapni kavanozin me fasule të konservuara, kullojini dhe shpëlajini me ujë. Hidhini në një tenxhere përgjysmë me ujë dhe lërini të ziejnë derisa të thithin komplet ujin. Hidheni përbërjen në një frulator dhe frulojeni. Bashkojeni me përbërësit e tjerë dhe përziejeni.

Lini një koment