Sugjerojmë:

Hilja gjeniale e gatimit që do të ndryshojë mënyrën si përgatisni perimet e pjekura

Nëse edhe ju jeni adhuruesë të perimeve të pjekura, atëherë mirë se erdhët në grup! 

Pjekja në furrë me një pikë vaj ulliri, kripë, piper apo erëza të tjera, i jep në vetëm pak minuta një shije të jashtëzakonshme perimeve si patatet, karotat, lulelakrës etj.

 Por ndonëse shija e perimeve është kaq joshëse, shumë prej nesh i rezistojnë tundimit për të pjekur pasi furra e ndezur për një kohë të gjatë mund ta shndërrojë të gjithë shtëpinë në një furrë të vërtetë. 

Nga ana tjetër, nuk janë të pakta dhe rastet kur perimet në furrë shndërrohen në një lëmsh të squllët me një pamje disi të neveritshme.

Por për të treja këto probleme ka një zgjidhje. Ndërkohë që furra ngrohet, vendoseni tavën me letrën e kuzhinës paraprakisht që të nxehet për 10 minuta.

Përse? Sepse fillimisht do t’ju kursejë kohë ndërkohë që marinoni perimet. Kur t’i vendosni në tavë peruimet, pjesa e tyre e poshtme do të nisë të nxehet menjëherë nga nxehtësia e tavës. Në këtë mënyrë, ato do të qendrojnë krokante në sipërfaqe dhe të buta në mes.

 

Lini një koment