Sugjerojmë:

Hidratoni trupin me recetën e ujit detoks. Gati brenda 5 minutave!

250 ml ujë
6 limona
100 gram sheqer
2 kastraveca

1.Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni sheqerin dhe sapo të jetë shkrirë i gjithi, fikeni zjarrin.
2.Shurupin e përgatitur e vendosni në frigorifer për disa minuta.
3.Në një blender shtoni kastravecat e prerë në kubik dhe i trazoni për disa minuta. Me një sitë mundohuni të merrni maksimumin e lëngut të kastravecave.
4.Në një kanë bashkoni shurupin, lëngun e kastravecit dhe lëngun e limonave.
5.Nëse dëshironi konsumojeni të ftohtë duke i shtuar disa kuba akulli. Ju bëftë mirë!

Lini një koment