Sugjerojmë:

Herën tjetër që do të blini mish kini parasysh këto 6 pika

Një ndër ushqimet që përdorim më shumë në përditshmëri është mishi, prandaj zgjedhja e tij ashtu siç duhet është një domosdoshmëri.

Neps.al ju rendit më poshtë disa pika kryesore që duhet t’i keni parasysh herën tjetër që do të shkoni për të blerë mish:

Së pari mishi duhet të jetë i dendur dhe i fortë
Një mish i mirë nuk mund të jetë i butë. Kjo tregon që është i ndenjur dhe jo i freskët.

Mbani parasysh ngjyrën e mishit
Mishi i mirë ka një ngjyrë të kuqe të fortë. Sa më e fortë ngjyra, aq më e mirë do të jetë shija. Mishi s’mund të jetë kurrsesi kaf apo jeshil, edhe pasi ka kaluar një periudhë kohe.

Çfarë kishte sot për drekë?
Përpiquni të interesoheni se me çfarë është ushqyer lopa, gici apo qengji para se të hani mishin e tyre. Ato që ushqehen 100% me bar, do të kenë edhe shijen më të mirë të mishit.

Për çfarë do ta përdorni?
Do ta përdorni për supë, gjellë, byrek apo si bërxollë? Varësisht sesi e merrni mishin tek kasapi, do të jetë edhe shija. Prandaj kini parasysh një menu në mendjen tuaj para se të blini mish.

Ngjyra edhe pozicionimi i dhjamit
Dhjami padyshim i shton shijen mishit, ndonëse është e rëndësishme mos ta teproni me konsumin e tij. Dhjami nga kafshët e reja është i bardhë ndërsa mosha e bën atë të verdhë. Një shtresë yndyrore ndihmon në lëngshmërinë e mishit.

Çmimi është i rëndësishëm
Profesionistët rekomandojnë të merrni pak mish, por me një cilësi të lartë. Sasia që ju duhet është 100-120 gram për person.

 

Lini një koment