Harrojeni lëkurën e thatë! Kjo maskë me vaj ulliri do e bëjë fytyrën tuaj të butë si një bebe

Nëse pavarësisht kremërave të shumtë hidratues që keni përdorur, fytyra juaj është ende e thatë, atëherë ka ardhur koha për diçka tjetër.

Neps ju sugjeron një maskë që përgatitet shumë kollaj në kushtet e shtëpisë dhe me një kosto shumë të ulët.

Do ju nevojitet:

  • 1 avokado
  • 2 lugë gjelle kos natyral
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm

Udhëzime:

  • Bashkoni në një tas të gjithë përbërësit dhe me ndihmën e  një furçeje aplikojeni në fytyrën e pastër.
  • E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Rezultatet do të dallohen që në përdorimin e parë, por gjithsesi ju mund ta përdorni dy herë në javë për rezultate afatgjata.

Acidet yndyrore që gjenden tek avokadoja dhe tek vaji i ullirit do ju ndihmojnë shumë në përmirësimin e lëkurës suaj, duke e kujtuar plasaritjen e saj si një mankth të keq./neps.al 

Lini një koment