Sugjerojmë:

Gjithmonë ju dalin akne gjatë ciklit? Ja maska që ju duhet të gjitha vajzave!

Mjalti është një antibakterial natyral, gjë që e bën perfekte për të luftuar aknet.

Majaja e bukës është gjithashtu perfekte për të trajtuar aknet, është e pasur në vitaminë B dhe ndihmon për të qetësuar barrierat me lëkurën, sidomos nëse jeni gjatë atyre ditëve.

Çfarë ju duhet:

  • 2 bustina çaj kamomil
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle maja bukenourishing honey mask lily kunin

Përgatitja: 

  • Vendosni bustinat e çajit të ziejnë për pak minuta në një enë të vogël.
  • Ndërkohë në një tas trazoni mirë mjaltin me majanë e bukës.
  • Pas kësaj shtoni çajin e kamomilit.
  • Formoni një pastë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj. Kujdes, pasta nuk duhet të jetë shumë e hollë.
  • Pasi kanë kaluar 20 minuta, e shpëlani fytyrën me ujë me ujë të ngrohtë.
  • Më pas e lyeni me një krem hidratues./neps.al 

Lini një koment