Kefiri është një prej ushqimeve ‘cool’ të momentit, një ‘bombë’ vitaminash dhe mineralesh që rivitalizojnë sistemin imunitar dhe luftojnë stresin. Suksesi i tij shkon dorë për dore me atë të ushqimeve të tjera të fermentuara që ‘Whole Foods’, gjigandi amerikan, zgjedhjet e të cilit përcaktojnë trendet ushqimore të gjysmës së planetit, e vendos çdo vit mes atyre ‘kult’ të momentit.
Kefiri, qumështi i transformuar nga fermentimi i sheqernave të tij, një pije me shije të këndshme dhe pak acide që na kujton kosin, po popullarizohet tej mase: në saje të lehtësisë së përgatitjes, mundësisë për ta bërë vegan, të qenit pa gluten dhe me kalori të ulëta (në versionin me ujë) si dhe efekteve të tij të dobishme mikrobiotike (që do të thotë miksi i organizmave që banojnë tek zorrët dhe tani konsiderohen nga mjekësia si qendra nevralgjike e shëndetit).
Kefiri në praktikë, është qumështi që ka pësuar fermentim falë shtimit të granulave speciale ose kolonive të majasë e baktereve që ‘sulmojnë’ laktozën (sheqerin e qumështit) duke hyrë në komponentët bazë të saj. ‘Falë majasë, glukoza transformohet më tej duke i dhënë kefirit një ngjashmeri me kosin, por më të fermentuar: dhe sa më shumë lihet të fermentohet, aq më shumë i theksohet shije duke u bërë më e fortë.
Kefiri është i pasur me vitamina të grupit B, vitamina K2, magnez, kalcium, fosfor dhe aminoacide. “Krahasuar me kosin, pikërisht falë kolonive të baktereve e majasë, ai ndikon për ta bërë më të diversifikuar përbërjen e mikrobiotës, me shumë benefite për sistemin imunitar. Është gjithashtu i përshtatshëm edhe për personat intolerantë ndaj laktozës, pasi ka një përbërje jashtëzakonisht të reduktuar. Kefiri është gjithashtu shumë i tretshëm sepse bakteret dhe majatë përmbajnë substanca fermentuese që i bëjnë vitaminat dhe kripërat minerale më të disponueshme nga organizmi dhe flora e zorrëve përfiton shumë nga kjo pije, sidomos në rastet e çekuilibrit intestinal, regjimit të varfër ushqimor, stresit apo kurave me antibiotikë.
Receta
½ litër qumësht të plotë ose të skremuar (lope, dhie ose deleje) në temperaturë ambienti
50 gr zefir
Përgatitja:
Vendosini përbërësit në një enë dhe përziejini.
Mbulojeni enën me një pecetë dhe fiksojeni me llastik.
Lëreni në temperaturën e ambientit dhe në një vend jo me dritë të plotë për 24 orë.
Kefiri ruhet në frigorifer: me kokrrat e mbetura përsëritet përgatitja.
Marrja më e lartë e energjisë dhe ngarkesa e glicemisë në mëngjesin e vonë shoqërohen me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 tek të rriturit, sipas një studimi të ri të botuar së fundmi në...
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Lini një koment