Gin tonic, receta e shëndetshme mesdhetare. Më pak gin, më shumë qitro e kastravec
Është pija më e konsumuar në botë. Ka lindur në vitin 1700, falë oficerëve britanikë që shërbenin në Indi. Por sot , mund ta përgatisim edhe në shtëpi me disa variante tonat, shumë mesdhetare.
Mjafton të evitoni dozën e lartë të gin (në raportin 1 me 1 me ujin tonik) dhe të mbështeteni tek një dozë më pak e fortë (1/3 gin dhe 2/3 ujë tonik).
Duke përfituar nga fantazia mesdhetare, për shembull limoni, apo qitroja e kastraveci, mund t’i japim një shije shumë specifike dhe shumë personale.
Përbërësit:
1/3 gin
2/3 ujë tonik
1 fetë limon
1 fetë qitro
2 feta kastravec
Akull
Përgatitja:
Mbushni një gotë me akull, hidhni gin-in e më pas ujin tonik, shtrydhni fetën e limonit dhe dekorojeni gotën me kastravec e qitro.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment