Flokët tuaj kaçurrela kanë nevojë për këtë maskë me vezë e kos për t’u dukur mbresëlënëse!
Nëse edhe ti hyn tek vajzat me flokët kaçurrela dhe ke nevojë për një dorë ndihmë që ato të duken rrëzëllitëse, Neps ju sugjeron më poshtë një maskë të thjeshtë edhe efikase.
Kjo maskë ka 4 përbërës dhe ka një kosto fare të ulët.
Përbërësit:
1 e bardhë vezë
¼ filxhan me kos natyral
¼ filxhan me majonezë
Disa pika lëng limoni
Përgatitja:
Në një enë të vogël rrihni të bardhën e vezës, lëngun e limonit, majonezën dhe kosin.
E trazoni mirë dhe aplikojeni tek kaçurrelat tuaja gjysmë të lagura. E lini të veprojë për 15-20 minuta.
Pas kësaj i shpëlani kaçurrelat me ujë të bollshëm dhe modelojini kaçurrelat tuaja si zakonisht.
Për shëndetin e flokëve tuaja, rekomandohet që të shmangni kimikatet e tepruara./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment