Fillimisht, marinojmë salmonin duke e lyer me vaj ulliri, kripë dhe piper. Lëreni mënjanë për 10 minuta. Në një tigan të madh, skuqim filetën e salmonit në zjarr mesatar për 3-4 minuta nga secila anë, derisa të marrë ngjyrë të artë. E heqim nga tigani dhe e mbajmë të ngrohtë.
Në të njëjtin tigan, shtojmë hudhrën dhe e gatuajmë për disa sekonda. Shtojmë lëngun e portokallit, lëkurën e grirë dhe mjaltin. E lëmë të ziejë për 5 minuta derisa të trashet paksa dhe të bëhet një salcë e lëngshme.
Vendosim salmonin përsëri në tigan dhe e lyejmë me salcën për disa minuta që të përthithë shijet.
Shoqërohet me: Oriz basmati ose perime të ziera. Konsumohet si një pjatë kryesore me shije të freskët dhe aromë agrumesh.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento