Sugjerojmë:

Fileto peshku me krem bizelesh e patatesh

Fileto peshku
200 g bizele kokërr
200 g patate
4 domate të thata
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë e piper

1.Në një tigan me pak vaj vëmë filetot e peshkut të skuqen nga të dyja anët për pak minuta deri sa marrin ngjyrë kafe.

2.Fikim zjarrin dhe i lëmë mënjanë.

3.Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë bizelet, qepën dhe patatet të grira në kubikë, pasi t’i kemi qëruar.

4.Kur patatet janë zbutur, i heqim me një kullesë dhe i hedhim në mikser me pak vaj ulliri.

5.I grijmë derisa të krijohet një masë kremoze homogjene dhe i hedhim kripë e piper.

6.Ndajmë kremin e bizeleve nëpër pjata dhe vendosim sipër filetot e peshkut dhe copat e domateve të thata.

7.I spërkasim me pak vaj ulliri dhe janë gati për t’u shërbyer.

Lini një koment