Farfalle me kërpudha, shija më e mirë që do të provoni!

1 pako makarona Farfalle
200 gr kërpudha
100 gr spinaq
2 hudhra
1 qepë
40 ml verë e bardhë
100 gr djathë parmixhano
Vaj ulliri
Kripë
Piper

1.Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni farfallet.

2.Ndërkohë prisni imët kërpudhat, spinaqin dhe hudhrat bashkë me qepën.

3.Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën, hudhrat dhe kërpudhat.

4.Trazojini mirë derisa kërpudhat të vyshken dhe më pas shtoni spinaqin.

5.I përzieni mirë dhe rregullojini me kripë e piper.

6.Shtoni verën dhe parmixhanon.

7.Tani shtoni Farfallet dhe përzijini mirë.

8.I shërbeni të ngrohta.

Lini një koment