Sugjerojmë:

Eshtë koha e tyre! Si të gatuani një pjatë të mirë me midhje

Përgjatë verës, midhjet kanë sezonin e tyre. Çmimi i tyre nis nga 200 lek të vjetra e deri në 300 lek. Kanë një shije fantastike, vlera ushqimore të larta dhe teknika e përgatitjes nuk do shumë mend.

Neps.al ju rendit më poshtë disa hapa të thjeshtë sesi t’i qëroni, pastroni dhe shijoni ato ashtu siç duhet.

Si fillim 1 kg midhje do e lini në një tas të madh me ujë të rrjedhshëm të ftohtë. Pastroni sa të mundeni me ndihmën e një thike, guackën e tyre për të larguar papastërtitë.

Step 1

Midhjet që janë të thyera duhet t’i shmangni, sikurse edhe ato të hapura.

Step 2

Largoni atë fitilin e vogël që kanë

Step 3

Më pas në një tenxhere skuqni 15 gramë gjalpë, qepën e grirë imët dhe 2 qepët e njoma.

I lini 10-12 minuta derisa qepa të zbutet. Shtoni 2 thelpi hudhra të shtypura, 100 ml verë të bardhë dhe 100 ml ujë. I përzieni mirë.

Fry the onions

Pas 5 minutash shtoni midhjet dhe i përzieni të gjitha bashkë. Në momentin që guacka u është hapur të gjithë midhjeve do të thotë që ato janë gati. Pas 5 minutash i hiqni nga zjarri dhe i kaloni në një enë.

Discard closed shells

Sipas dëshirës mund t’i shoqëroni me një patate të skuqura.

RFO 636x418 Moules frites

Lini një koment