Një ëmbëlsirë ekzotike, me aromën e vendosur të shafranit që i jep ngjyrën karakteristike, perfekte për t’u shërbyer në periudhën e të nxehtit veror. Kjo ëmbëlsirë me mango është gati në gjysmë ore, shërbehet e ftohtë dhe mund të ruhet edhe në ngrirje.
Përbërësit:
1 bustinë shafran Indie
300 gr qumësht i kondensuar
50 ml pana e freskët
Përgatitja:
Përgatisni kremin. Shtoni gjysmën e panës në një tenxhere, ngroheni në zjarr, shtoni bustinën me shafran dhe përziejini mirë. Fikni zjarrin, lëreni të vaket për pak dhe shtoni 300 gr qumësht të kondensuar.
Përgatisni purenë e mangos. Lani një mango rreth 300 gr, qërojeni, hiqini bërthamën, pritini tulin në copa, frulojeni me një mikser derisa të përftoni një pure kremoze dhe homogjene.
Kompletojeni dhe shërbejeni. Bashkoni pureën e mangos me përzierjen e panës me qumësht të kondensuar, përziejeni mirë përbërjen me një lugë druri, transferojeni nëpër gota dhe vendoseni në frigorifer.
Lërini në ngrirje ëmbëlsirat për të paktën 8 orë, hiqini nga frigoriferi 10 minuta para se t’i shërbeni dhe dekorojini sipas dëshirës me copa të freskëta mangoje.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment