Sugjerojmë:

Eliksirin e vërtetë të lëkurës nuk e keni tek produktet kozmetike, por në frigorifer

I ëmbël, aromatik, i lehtë dhe i freskët. E kemi fjalën për qumështin e bajameve, një eliksir bimor dhe natyral për lëkurën. Me të mund të provoni katër metoda të thjeshta për të pasur lëkurë të butë, të freskët e të mëndafshtë:

Skrab me qumësht bajamesh

Përbërësit: sheqer kane, qumësht bajamesh, vaj bajamesh

Aplikimi: masazhoni fytyrën dhe qafën për disa minuta, më pas shpëlqjeni

 

Maskë hidratuese me qumësht bajamesh

Përbërësit: qumësht bajamesh, mjaltë

Përzieni përbërësit dhe lëreni maskën të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë fytyrën.

 

Locion me qumësht bajamesh për lëkurë të yndyrshme

Përbërësit: qumësht bajamesh, banane

Shtoni tulin e bananes tek qumështi i bajameve derisa të merrni një masë kremoze. Lëreni 15 minuta në fytyrë ose në zonën T dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Lini një koment