Sugjerojmë:

Edhe vezë edhe avokado. Ja receta që i bashkon këto dy “mrekulli” për shëndetin

Vezë me avokado

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Sa herë që për mëngjes mendoni të gatuani vezë, kombinimi me avokadon do të ishte një ide e mrekullueshme. Ja si t'i përgatisni me këtë metodë unike.

Ingredientët

  • 2 avokado
  • 4 vezë
  • 50 gram speca jeshil
  • 100 gram baicon (ose proshutë e tymosur)
  • 100 gram domate të grira në copa të vogla
  • 100 gram djathë të bardhë të copëtuar
  • 50 gram qepë të njoma

Udhëzimet

1

Ndani avokadot përgjysmë. I hiqni bërthamën dhe tulin.

2

Brenda secilës thyeni nga një vezë.

3

Sipër i shtoni domatet, djathin, qepën, specat dhe baicon.

4

I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë për 12 minuta në temperaturë 220 gradë. Ju bëftë mirë.

Lini një koment