Sugjerojmë:

E mirë për lëkurën dhe kockat. Ja receta e pijes me kolagjen që i duhet trupit tuaj!

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njëriut, por me kalimin e moshës ai prodhohet gjithnjë e më pak. Ky zvogëlim i kolagjenit, shkakton rënien e elasticitetit të lëkurës, çka ndikon në shfaqjen e parakohshme të rrudhave, në tharjen dhe varjen e lëkurës.

Për hir të së vërtetës nuk ekzistojnë ilaçe magjike, që parandalojnë varjen e lëkurës. Megjithatë studimet kanë treguar se marrja e shtojcave të kolagjenit mund të përmirësojë dukshëm pamjen e lëkurës brenda 8 javëve.

Neps ju propozon sot një recetë të shëndetshme me kolagjen, e cila përmirëson ndër të tjerash edhe osteoartritin dhe ju lehtëson nga fryrja.

Image result for collagen protein shake

Benefitet e kolagjenit:

  • Përmirëson elasticitetin e lëkurës
  • Mbron kockat dhe organet e brendshme
  • Ju ndihmon të ndërtoni muskuj dhe të digjni dhjamë

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle kolagjen pluhur prej vaniljeje
  • 1 banane e ngrirë
  • 1 lugë gjelle qumësht bajameje
  • 1 lugë gjelle kos grek
  • 4 kuba akulli

Udhëzime: 

  • Në një blender shtoni të gjithë përbërësit.
  • I trazoni për disa sekonda dhe shërbejeni pijen menjëherë./neps.al 

Lini një koment