E keni përdorur gjithmonë gabim sirtarin poshtë furrës. Ky është qëllimi i tij i vërtetë
E keni parasysh atë sirtarin poshtë furrës së sobës? Me siguri edhe ju, si shumica e njerëzve e përdorni si magazinë dhe vendosni aty sende që s’para i përdorni shpesh në kuzhinë.
Por arsyeja e vërtetë pse ai ndodhet aty, nuk është ajo e të qenit një raft më tepër në kuzhinën tuaj. Nëse keni një furrë elektrike, ai shërben për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë pasi e keni nxjerrë nga furra. Nëse keni një furrë me gaz, temperatura aty është më e lartë dhe ushqimet mund të vazhdojnë të gatuhen aty.
Edhe pse deri sot e keni nënvlerësuar, sirtari poshtë furrës mund t’ju vijë shumë në ndihmë. Në raste festash apo në raste kur mysafirët tuaj vonohen, mund t’i mbani aty ushqimet e përgatitura dhe nuk ka nevojë t’i ringrohni më pas./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment