Sugjerojmë:

Dy truke të thjeshta për të shpëtuar kalbjen e erëzave në kuzhinë

Për hir të së vërtetës erëzat nuk zgjasin shumë, edhe nëse i mbajmë në frigorifer. Por ekzistojnë 2 mënyra si t’i mbani ato të freskëta për një kohë më të gjatë.

Ja cilat janë ato: 

Trajtoji si lule
Mbush një gotë me ujë dhe zhyt barërat në ujë. Tani ruajini në frigorifer. Me këtë, ju do t’i mbani erëzat e freskëta për 3-4 ditë më shumë.

Nëse dëshironi t’i mbani bimët tuaja të freskëta për më shumë se 4 ditë, thjesht i fusni në gjalpë. Si funksionon kjo?
I lani erëzat dhe i prisni në copa më të vogla. I fusni tek kubat e akullit dhe sipër i shtoni gjalpë të shkrirë. I mbani në ngrirje dhe i përdorni sa herë të keni nevojë në gatime.

Kështu do të shpëtoni njëherë e mirë edhe nga hedhja e erëzave në kosh, si rrjedhojë e mos shfrytëzimit në kohë. Me këto truke të thjeshta ju kurseni kohë dhe para!

Lini një koment