Duhet apo jo të hamë çokollatë gjatë ciklit? Ja si qendron e vërteta

Nëse ju duhet një justifikim perfekt për të ngrënë çokollatë, ja tek e keni 1.

Çokollata e zezë përmban një sërë mineralesh të shëndetshme si për shembull hekur, magnez, antioksidantë, flavonoide dhe prandaj ajo rekomandohet për t’u konsumuar gjatë ditëve të ciklit. Kjo jo pa shkak…

Të gjitha elementet e dobishme minerale që gjenden tek çokollata  relaksojnë enët e gjakut duke e bërë më pak të dhimbshme gjakderdhjen gjatë këtyre ditëve speciale për gratë.
Dhe në fund nuk duhet të harrojmë edhe cilësitë “magjike” të çokollatës për të rritur humorin. Ky i fundit na nevojitet kaq shumë gjatë ditëve të ciklit, apo jo vajza?

Hey, mos e teproni me sasinë e çokollatës ama. Në të kundërt peshorja nuk do të ketë mëshirë për ty!

Lini një koment