Sugjerojmë:

Drekën me vete. Sallatë me pulë, avokado dhe kikirikë

Një vakt i bollshëm, me proteina e acide yndyrore që do t’ju sigurojë energjitë e duhura për një ditë të gjatë e plot sfida në punë.

Përbërësit:

  • 450 gr kofshë pule me lëkurë e kocka të hequra
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper
  • ½ lugë çaji piper i kuq i tymosur
  • 3 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë çaji uthull molle
  • 2 lugë çaji gjalpë kikriku
  • 3 kupa sallatë indivia të copëtuar
  • 2 kupa lakër të kuqe dhe karota të prera në shirita të hollë
  • 1 avokado e perë në feta
  • ½ kastraveci i prerë në feta
  • ¼ kupe kikirikë të copëtuar

 

Për salcën me kikirikë:

  • ½ kupe gjalpë kikriu
  • 1 ½ lugë gjelle salcë soje
  • Lëngu i një lime
  • 1 thelpi hudhër i shtypur dhe i copëtuar
  • ¼ kupe uthull orizi

 

Përgatitja:

  1. Nxehni furrën dhe mbi skarën e saj shtroni një fletë alumini.
  2. Lyeni copat e pulës në të dy anët me kripë, piper të zi e të kuq. Vendosini në skarën e nxehur të sobës dhe lërini për 7 minuta. Pastaj kthejini nga ana tjetër dhe lërini edhe për 7 minuta të tjera. Ndërkohë që pula piqet, përzieni bashkë mjaltin, uthullën dhe gjalpin e kikirikut. Aplikojeni me furçë tek copat e pulës dhe lërini për 2 minuta më shumë. Ndajini në copa.
  3. Përzieni sallatën indivia, lakrën e kuqe dhe karotat në një tas të madh dhe shërbejini. Shtojuni pak kripë e piper. Shtojuni pulën së bashku me avokadon, kastravecin dhe kikirikët e copëtuar. Hidhni sipër salcën dhe përziejini.
  4. Merrni përbërësit e salcës së kikirikëve dhe përziejini mirë në një tas. Shërbejeni me sallatën.

Lini një koment