Sugjerojmë:

Domate të mbushura

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
35 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
250 g oriz
3 lugë pesto
4 domate të mëdha
2 kunguj të njomë
1 lugë gjelle vaj ulliri

Ngroheni furrën në 190C. Përzieni orizin me 2 lugë pesto. Prisni majat e domateve dhe hiqni pjesën e brendshme. Mbushni zgavrat e zbrazëta me përzierjen e orizit, duke e shtypur lehtë, më pas vendosni kapakët.

Pritini kungujt në formë rrumbullake dhe lyejini me peston e mbetur dhe vajin. Përhapeni mbi një tavë pjekjeje dhe mes tyre vendosni domatet. Piqni për 20-25 minuta derisa domatet dhe kungujt e njomë të zbuten.

Komento