Ndoshta nuk është një pjatë e traditës, por pastat me luleshtrydhe janë një recetë pranverore e freskët dhe e shijshme. Gjatë pranverës, luleshtrydhet janë shumë të pranishme në tryezat tonë, kështu që pse të mos eksperimentojmë në receta të ndryshme me to?
Përbërësit:
400 gr luleshtrydhe
400 gr pasta
200 gr djathë robiola
Vaj ulliri e.v
Kripë
Përgatitja:
Lani dhe prisni në copa luleshtrydhet pasi u keni hequr bishtin. Në një tigan ngrohni dy luga vaj he pas dy minutash shtoni luleshtrydhet. Kaurdisini duke i përzier me një lugë druri dhe pas dy-tre minutash shtoni kripën, piperin dhe ndonjë gjethe menteje nëse është e nevojshme.
Në një tenxhere zjeni ujë dhe më pas shtoni pastat: për këtë recetë rekomandohen pasta të shkurtra si penne apo flutura.
Pak para se të kulloni pastat, shtoni djathin robiola në tigan me luleshtrydhet. Pasi t’i kulloni pastat, shtojini në tigan dhe përziejini me masën e luleshtrydheve.
Në fund mund t’u shtoni pjatave sipër disa luleshtrydhe të freskëta të prera në copa dhe disa gjethe menteje.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment